Aktuale

Kjo video tregon më së miri se si Policia e Kosovës kreu punën e saj gjatë arrestimit të Gjuriqit!

Në pamjet e fundit gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit, mund të shihet se anëtarët e Njësisë së Intervenimit të Policisë së Kosovës detyrohet ta zvarritin drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, për shkak të rezistencës që po i bënte ai Policisë së Kosovës për ta kryer punën e tyre, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, pasditen e djeshme në veri të Mitrovicës nga Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës, u arrestua i ashtuquajturi Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pasi kishte hyrë ilegalisht në territorin kosovar.