Sport

Klopp befason për ndeshjen e kthimit ndaj Shrewsbury: Ne nuk do të jemi në ‘Anfield’

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka konfirmuar se nuk do të marrë përsipër ndeshjen e kthimit të Kupës së FA të Liverpool me Shrewsbury për shkak të pushimit të planifikuar të dimrit në Premierligë.

Dy gola nga Jason Cummings vulosën rezultatin befasues 2:2 ndaj Reds që ishin në epërsi prej dy golave, me ndeshjen e kthimit që do të luhet në ‘Anfield’ me 5 ose 6 shkurt.

Kjo ndeshje e mesjavës do të prishte pushimin dy-javor dimëror që Klopp dhe skuadra e parë do të jenë gjatë kësaj periudhe.

“Ne kemi marrë një letër në prill nga Premierliga që duhet të respektojmë pushimin e dimrit për lojtarët,” tha Klopp.

”Nuk lejohet të organizojmë miqësore ndërkombëtare ose ndeshje konkurruese. Dhe ne e respektojmë atë”.

”Ne nuk do të luajmë, do të jenë të rinjtë që do ta luajnë atë ndeshje. Unë e di që nuk është shumë popullore, por kjo është mënyra se si unë e shoh atë”.

Kujtojmë se Liverpool pësoi eliminim nga Kupa e Ligës pasi luajti me ekipin e të rinjëve, pasi skuadra e parë ishte në Kupën e Botës për Klube. /Lajmi.net/ 

the authorGazetaKNN