Sport

Klopp i kërkon falje dhe e lartëson Xherdan Shaqirin

Jurgen Klopp e ka lartësuar Xherdan Shaqirin, pasi anësori shqiptar bëri paraqitje të mrekullueshme dhe shënoi gol në ndeshjen e tij të parë si titullar pas plot shtatë muajve në fitoren e Liverpoolit 5:2 kundër Evertonit.

Trajneri gjerman i Liverpoolit i kërkoi falje yllit të Kombëtares së Zvicrës me prejardhje nga Gjilani, por u arsyetua se lëndimet kanë qenë faktori kryesor i mungesës së madhe të 28-vjeçairt në formacionin e parë të skuadrës së tij.

Shaqiri e shënoi njërin nga pesë golat e Liverpoolit në derbin e Merseyside të mërkurën mbrëma në Anfield.

Por nuk ishte vetëm goli që mori vëmendje, sepse anësori shqiptar bëri një paraqitje të shkëlqyer në përgjithësi gjatë 90 minutave të plotë, veçanërisht duke ditur që po vinte nga një lëndim dymujor në puplën e këmbës.

Shaqa i kaloi në stol javët e para të sezonit, por më pas gjërat u përkeqësuan për të, kur u lëndua dhe mungoi dy muaj.

Në rikthimin e tij tani, megjithatë, 28-vjeçari e kënaqi trajnerin e vet me atë që tregoi në fushë si titullar.

“Vërtet (shtatë muaj)? Më vjen keq Shaq! Ai ishte i lënduar dy herë”, tha Klopp kur u pyet për përfshirjen e Shaqirit në formacionin e parë të mërkurën.

“Nëse ai do t’i kishte shënuar dy gola sikur Divock Oridgi dhe jo një, do të mund ta thosha të njëjtën gjë që e thashë për Origin”, shtoi ai.

“Shaqiri u duk plotësisht i freskët, i fortë, fizikisht i fuqishëm, pra është më rëndësi që lojtarët të stërvitën pas lëndimeve. Ai pati problem me pulpën dy herë këtë sezon, por mendoj se ka stërvitur që dy apo tri javë dhe duket plotësisht mirë”, theksoi ai.

“Ka qenë e qartë se kjo është periudha e vitit kur na duken të gjithë lojtarët dhe shpresoj se të gjithë do të jenë në formë si Shaq dhe Divock sonte”, përfundoi ai.

the authorGazetaKNN