Aktuale

Koalicioni thyhet: Kjo parti kërcënon Ramush Haradinajn për dalje nga Qeveria!

Pas raportimit të mediave se mund të shkarkohet ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi për shkak të përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga ENQA, për shkak të shkarkimit të Bordit të kësaj agjencie, ka ndodhur edhe thyerja ndërmjet partnerëve të koalicionit.Është një nga zyrtarët e Nismës për Kosovën, gjegjësisht këshilltari i Ministrit të Arsimit, Valmir Gashi, ai i cili ka thënë se partia e Limajt është shumë e qartë, po u shkarku ministry, bie qevria.

“Partia e Fatmir Limajt tashmë e ka bërë të qartë: po u prek ministri, Qeveria bie!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Pas raportimit të media se do të shkarkohet ministry Bytyqi, ka reaguar Qeveria e Kosovës, përmes një njoftimi dërguar mediave.Në këtë njoftim thuhet se, “Qeveria e Republikës së Kosovës njofton opinionin se janë të pavërteta shkrimet e disa mediave për shkarkimin e mundshëm të ministrit Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës bënë me dije se ministri Bytyqi është duke vazhduar punën në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve që i takojnë në pozitën e ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.”

the authorE B