Sport

Koke i drejtohet Griezmanit: Je i lirë për t’u larguar

Antoine Griezmann po kërkohet nga klubet më të mëdha evropiane.

Koke ia ka bërë me dije bashkëlojtarit të tij tek Atletico Madrid, Antoine Griezmann, se mund të largohet kur të dojë nga klubi, por ai beson se francezi nuk e dëshiron një gjë të tillë.

Për Griezmann, kanë shprehur interesim të madh klube si Barcelona, PSG dhe Manchester United.

“Griezmann ka pasur rastin të largohet pas përfundimit të sezonit të shkuar, por ai nuk e bëri një gjë të tillë”, ka thënë Koke për Diario AS.

“Kjo tregon se ai e do këtë klub dhe dëshiron të qëndrojë, por natyrisht nëse dikush nuk do që të luajë këtu është i lirë për t’u larguar, pasi Atletico i do vetëm lojtarët që janë të përkushtuar për këtë fanellë”.

“Nëse ndonjë lojtar nuk është i përkushtuar mjaftueshëm, krejt çka duhet të bëjë është të kërkojë të largohet pasi ne i duam vetëm ata që janë të fokusuar këtu”.

“Besoj se Griezmann do të qëndrojë. Ndoshta muajt e fundit nuk kemi luajtur mirë, por ne po përmirësohemi si ekip”, ka thënë në fund reprezentuesi spanjoll.

the authorE B