Arsim & Kulturë

Kolegji AAB dhe Komuna e Kaçanikut nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional

Studentët e Kolegjit AAB që vijnë nga Komuna e Kaçanikut do të kenë edhe një mundësi më shumë për të kryer praktikën profesionale. Kjo pasi sot Kolegji AAB dhe Komuna e Kaçanikut kanë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional në sferat që ndihmojnë njëra tjetrën.

Të dy institucionet, nëpërmjet kësaj marrëveshje të nënshkruar nga zv/rektori i Kolegjit AAB, z. Shemsedin Vehapi dhe kryetari i Kaçanikut, z. Besim Ilazi, pajtohen që në të ardhmen të bashkëpunojnë në nisma të ndryshme për promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta.

Zv/rektori Vehapi falënderoi kryetarin Ilazi për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me Kolegjin AAB, duke i thënë se ky institucion do të angazhohet me të gjitha kapacitetet që ka që kjo marrëveshje bashkëpunimi të gjejë implementim sa më të suksesshëm.

Në anën tjetër, kryetari Ilazi e falënderoi Kolegjin AAB për krijimin e mundësisë për bashkëpunim dhe tha se komuna që ai drejton, gjithmonë do të jetë e gatshme dhe do t’u përgjigjet pozitivisht nismave dhe projekteve të AAB-së që janë në të mirë të studentëve të Komunës së Kaçanikut.

Në nënshkrimin e kësaj marrëveshje ishte prezent edhe drejtori i Drejtorisë e Arsimit dhe Kulturës ne Komunën e Kaçanikut, Zahir Doda.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi përfshinë edhe kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të Komunës së Kaçanikut si dhe e vizita të ndërsjella të të dy institucioneve.

Kolegji AAB me këtë marrëveshje, do të ofrojë bursa të plota për nxënësit më të mirë Komunës së Kaçanikut, në cilindo nga programet e studimit, si dhe pika të tjera që janë në interesin e përbashkët ndërinstitucional.

Vlen të përmendet se Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shumicën e komunave në Kosovë, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.