Arsim & Kulturë

Kolegji AAB do të jetë nikoqir i kampit WiSci 2019 – “The Women in Science”

Kolegji AAB sot mirëpriti në një vizitë delegacionin “Girl Up”dhe Fondacionin e Mileniumit të Kosovës të departamentit të ShBA-ve, të cilët edhe këtë vit do të organizojnë Kampin Veror Ndërkombëtar për vajzat “The Women in Science”, me fokus edukimin në shkencë, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë.

Këtë vit Kosova është shpallur vend organizator i Kampit Veror të Shkencës dhe Teknologjisë për vajzat e reja. Për dallim nga herët e tjera këtë vit ky kamp veror vendtakim për dy javë do ta ketë Kolegjin AAB. Ndërsa, pjesëmarrëse do të jenë vajza nga Shtetet e Bashkuara, Kosova, Maqedonia, Gjeorgjia dhe Serbia.

Përfaqësuesja e “Girl Up”, Bailey Leuschen u shpreh tejet e kënaqur me ambientet që Kolegji AAB posedon. Ajo tha gjithashtu se ndihet e nderuar që këtë vit do të bashkëpunojë me Kolegjin AAB.

Pjesëmarrëset në Kampin Veror “WiSci” do të marrin pjesë në aktivitetet e përditshme edukative që kanë bazë shkencën e teknologjinë.

Ky kamp veror do të mbahet nga 18 gusht – 31 gusht 2019.