Arsim & Kulturë

Kolegji AAB, i pari nga të gjitha institucionet jopublike shqiptare të arsimit të lartë në rangimin sipas Google Scholar

Është publikuar edicioni i tetë, edicioni i korrik 2019, #TransparentRanking, i ranglistës së universiteteve më të mira sipas citimeve në Google Scholar.

Kjo listë në të cilën përfshihen vetëm rreth 5 mijë universitete botërore, ndryshe nga rangimi në Webometrix ku rangohen rreth 30 mijë sosh, bazohet në publikimet dhe hulumtimet shkencore të institucioneve të arsimit të lartë. Në edicionin e sapo publikuar, Kolegji AAB është rikonfirmuar si institucioni më i cituar jopublik në trojet shqiptare, duke lënë prapa edhe të gjitha universitetet publike e jopublike nga Shqipëria dhe Maqedonia.

Rangimi transparent, siç quhet lista e top universiteteve nga citimet në Google Scholar, publikohet nga Këshilli i lartë për kërkime shkencore i Spanjës, pjesë e të cilit është edhe grupi hulumtues Cybermetrix LAB. Pothuaj sikur në të gjitha edicionet e mëhershme, nga të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë, në këtë listë janë përfshirë vetëm Kolegji AAB dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

the authorBurbuqe Metolli