Arsim & Kulturë

Kolegji AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi edhe me Komunën e Suharekës

Në vazhdën e marrëveshjeve të bashkëpunimit të cilat Kolegji AAB është duke i nënshkruar me të gjitha komunat e Kosovës, sot u arrit marrëveshja e bashkëpunimit ndërinstitucional edhe me Komunën e Suharekës.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi përfshin: Promovimin e arsimit cilësor nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, kryerjen e punës praktike për studentët e Kolegjit AAB në institucionet/departamentet, drejtoritë, agjencitë, institucionet shkollore dhe parashkollore të Komunës së Suharekës si dhe vizita të ndërsjella të të dy institucioneve.

AAB me këtë marrëveshje, do të ofrojë bursa të plota për nxënësit më të mirë Komunës së Suharekës, në cilindo nga programet e studimit.

Marrëveshja u nënshkrua nga zv/rektori i Kolegjit AAB, Shemsedin Vehapi dhe nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka.

Zv/rektori Vehapi falënderoi nënkryetaren Suka për gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim me Kolegjin AAB, duke i thënë se ky institucion do të angazhohet me të gjitha kapacitetet që ka që kjo marrëveshje bashkëpunimi të gjejë implementim sa më të suksesshëm.

Në anën tjetër, kryetari nënkryetarja Suka e falënderoi Kolegjin AAB për krijimin e mundësisë për bashkëpunim dhe tha se nga kjo marrëveshje, Komuna e Suharekës do të shfrytëzojë potencialin akademik si dhe të gjitha mundësitë e tjera që ofron ky institucion, të cilat janë në interes të studentëve në radhë të parë dhe qytetarëve të kësaj komune në përgjithësi.

Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me shumicën e komunave të Kosovës, në të cilat studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.