Arsim & Kulturë

Kolegji AAB organizoi debat me temën “Sfidat e gazetarit dhe të gazetarisë në Kosovë”

Fakulteti i Komunikimit Masiv – Gazetari dhe Produksion të Kolegjit AAB organizuan ligjëratë duke diskutuar për sfidat dhe vështirësitë e gazetarisë në Kosovë.

Me këtë rast, dekani i Fakultetit të Komunikimit Masiv, Resul Sinani, falenderoi të pranishmit që u bënë pjesë e këtij debati. Dekani Resul Sinani edhe pse i pensionuar në zanatin e gazetarisë, ai theksoi se profesioni më i mirë sipas tij është gazetaria.

“Fillimisht kur të ja mësyjm gazetarisë, i shohim vetëm anët e këndshme apo të mirat që na sjell si profesion, është e vërtetë unë e pohoj edhe pse për momentin jam i pensionuar në këtë zanat, është profesioni më i mirë në botë, mirëpo shoqërohet edhe me shumë sfida”, u shpreh Resul Sinani.

Tutje, në këtë ligjëratë e pranishme ishte Gentiana Begolli, kryetare e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, e cila tregoi për sfidat që ka kaluar si gazetare por edhe si udhëheqëse e AGK-së, duke shtuar se është ballafaquar me vështirësite që hasin gazetarët çdo ditë, pra duke punuar pa kontrata, duke pasur mungesë të pagës me muaj të tërë, orar të stërgjaturë si dhe duke hasur në kërcënime të ndryshme.

Ndërsa kryeredaktori i gazetës “Infokus”, Zekirija Shabani, foli për sfidat që has çdo gazetar por ndonëse me gjithë këto sfida, gazetarët e vërtetë i bën vetëm më të fortë, ai vazhdoi duke i këshilluar studentët për profesionin e gazetarisë.

“Nëse e shihni gazetarinë si profesion të shenjtë ja vlen me vazhdu, pra mos me hjek dorë pavarësisht telashave, por nëse e shihni si profesion që është kalimthi vetëm sa për të marrë një rrogë, gazetaria nuk është për rrogë”, u shpreh Shabani.

Pjesë e këtij debati ishin edhe Redaktori në Gazetën “Koha Ditore”, Besnik Krasniqi, dhe drejtori i Programit në Televizionin Dukagjini, Arben Ahmeti, të cilët ndanë me studentët eksperiencat dhe vështirësitë e tyre që kanë pasur.

Në kuadër të kësaj tryeze u zhvillua edhe një debat, ku studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv-Gazetarisë dhe Produksionit të Kolegjit AAB parashtruan pyetje, të cilave iu përgjigjen penalistët./GazetaKNN/