Arsim & Kulturë

Kolegji AAB organizon aktivitete për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë

Kolegji AAB, fillon me javën e aktiviteteve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë, duke organizuar në komuna të ndryshme aktivitete për nderë të kësaj dite.

Në shënim të kësaj dite, aktivitete që do të zhvillohen nga studentët dhe stafi i Fakultetitë të Infermierisë, përfshijnë shërbime falas për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Këto aktivitete që do të zhvillohen për nderë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Kolegji AAB në bashëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e gjakut, do të nisin që nga sot, më 10 maj 2019, me dhurimin vullnetar të gjakut nga studentët dhe stafi i Kolegjit AAB, aktivitet ky që do të zhvillohet në laboratorët në Kolegjin AAB.

Pastaj, po në këtë ditë në teatrin AAB të Kolegjit AAB do të shfaqet filmi artistik “The English Patient”.

Ndërsa, me datë 11 maj, do të vazhdojnë aktivitete nga studentët e infermierisë për informimin e qytetarëve lidhur me shëndetin, në këto aktivitete mund të realizohet edhe matja e tensionit, e shumë ngjarje të tjera, të cilat mund ti gjeni në sheshet e këtyre komunave: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Vushtrri, Lipjan, Podujevë, Kaçanik dhe në Suharekë.

Pra, të gjitha këto aktivitete të organizuara për të shënuar këtë ditë do të ofrohen falas nga ora 10 deri në orën 15:00.

Ndërsa, më 14 maj, do të organizohet ligjëratë speciale me temën “Infermieria dhe shëndeti”, nga prof. Sajmira Aderaj.

Vlen të përmendet se edhe vitin e kaluar, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, studentët e Kolegjit AAB u kanë ofruar shërbime të tilla mijëra qytetarëve në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës.