Arsim & Kulturë

Kolegji AAB – qendër e vetme testuese në Prishtinë për “ETS tests”

Kolegji AAB do të jetë e vetmja qendër testuese në Prishtinë e cila do t’i mirëpresë të gjithë studentët e universiteteve publike e jopublike në Kosovë për certifikim në testet TOEFL ITP, TOEIC dhe TFI.

Kandidatët që synojnë të vazhdojnë shkollimin e tyre e që kanë nevojë të dëshmojnë njohuritë e tyre në gjuhën angleze apo frënge, tashmë një gjë të tillë mund ta bëjnë në Kolegjin AAB, ku do të mund të testohen në formatin “paper based”.

Kolegji AAB si qendër e autorizuar për “ETS test”, do të ofrojë certifikim përmes S.T.A (Country Master Distributor for ETS), përkatësisht për testet TOEFL ITP dhe TOEIC L&R për gjuhë angleze, dhe testin TFITM për gjuhë frënge, teste këto të standardizuara dhe të akredituara nga CEFRL.

Kjo është bëre e ditur pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të Kolegjit AAB dhe S.T.A (Country Master Distributor for ETS), marrëveshje kjo e cila u zyrtarizua nga Prorektorja për bashkëpunim dhe marrëdhënie ndërkombëtare në AAB, prof.ass.dr. Venera Llunji dhe nga përfaqësuesja e S.T.A, Ines Dika.