Arsim & Kulturë

Kolegji AAB sot mirëpriti 100 vajza nga Amerika e Ballkani në kampin veror ndërkombëtar “WiSci Girls STEAM Camp”

Kolegji AAB, nikoqir i kampit ndërkombëtar “WiSci Girls STEAM Camp”, sot mirëpriti në hapjen zyrtare 100 vajza nga ShBA, Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia të cilat për 10 ditë në hapësirat e Kolegjit AAB do të zhvillojnë aktivitete në shkencë, teknologji, inxhinieri, arte, dizajn e matematikë.

Në hapjen solemne të kampit drejtoresha e Millennium Challenge Coporation (MMC), Sarah Olmstead, mes tjerash tha se ndihet e lumtur që është prezente në mesin e shumë vajzave që për 10 ditë do të jenë së bashku për të ndarë e krijuar eksperienca të reja. Ajo gjithashtu falënderoi të gjithë bashkorganizatorët që mundësuan realizimin e kampit veror “WiSci Girls STEAM Camp”.

Ceremoninë e hapjes e përshëndeti edhe drejtor i “Sfidat e Mijëvjeçarit për Kosovë”, Petrit Selimi. Ai përgëzoi organizatorët që arritën të krijojnë një kamp të tillë edhe në Kosovë. Ndërsa, tha se kjo është një mundësi tejet e mirë për të promovuar Kosovën dhe për t’i bashkuar vajzat në shkencë. Gjithashtu uroj që ky partneritet me shtetet pjesëmarrëse në këtë kamp të vazhdoj edhe tutje.

Ndërsa, Venera Llunji, prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar në Kolegjin AAB përshëndeti ngrohtësisht të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët e këtij kampi që do zhvillohet në AAB. Ajo tha se Kolegji AAB është i përkushtuar të promovojmë standardet më të larta të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj. Ndërsa, shtoi se mënyrat moderne të mësimdhënies në AAB, konferencat shkencore vendore e ndërkombëtare, përgatitja profesionale e studentëve për tu qasur lehtë në tregun e punës e bëjnë Kolegjin AAB të parin në vend, duke iu mundësuar bashkëpunim si ky sot edhe shumë aktiviteve që kanë për qëllim ngritjen akademike të studentëve.

WiSci Camp është mundësuar përmes një partneriteti publik-privat, me shumë partnerë nga e gjithë bota, duke përfshirë Departamentin Amerikan të Shtetit, Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, Girl Up, dhe partnerë të sektorit privat si Intel dhe Google, NASA, Kolegji AAB, Shoqëria Amerikane për Mikrobiologji, Microsoft, e të tjerë.