Shëndetësi

Kombinimi i erëzave ul rrezikun e kancerit

I pëlqeni ushqimet pikante? Nëse jo, ja një arsye përse duhet të ndryshoni mendim. Sipas një studimi të ri, kombinimi i specit djegës dhe xhenxhefilit është i duhuri për të luftuar kancerin.

Sipas hulumtuesve shkencorë, përbërësi kaspaicin, që gjendet tek speci i kuq djegës, mund të kthehet në luftues të kancerit kur kombinohet me një përbërës tjetër të xhenxhefilit, të quajtur 6-gingergol.

Këta dy përbërës së bashku formojnë një përbërës super të fortë që frenon receptorët kyç në zhvillimin e tumorit.

Por studiuesit duan të bëjnë më shumë kërkime për të gjetur prova më bindëse në lidhje me efektin e këtyre dy erëzave në parandalimin e kancerit.