ShowBiz

Komentuesi ofendon kryeministrin Haradinaj, kështu i përgjigjet Anita

Gruaja e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Anita Muçaj-Haradinaj është një person shumë aktiv në rrjetet sociale, madje jo rrallëherë ajo ‘kapet’ me komentuesit.

Ajo së fundmi në Instagram ka publikuar një fotografi së bashku me djalin e saj, teksa para tyre është i vendosur një mbishkrim identifikimi për presidenten e Gjermanisë.

“Ku të çon e ardhmja”, është mbishkrimi që Anita e ka lënë poshtë fotografisë së publikuar në Instagram.

Për këtë foto ajo mori pëlqime dhe komente të shumta.

“Kosoven e knaqi ai belbani veq edhe ty tka met mu ba presidente e gjermanis”, është komenti i njërit prej ndjekësve të saj. Pas këtij komenti nuk mungoi një reagim edhe nga Anita.

the authorBurbuqe Metolli