ShowBiz

Komentuesja e ofendon, Ronela Hajati e bën të pendohet

Ronela nuk është personazhi i vetëm publik që kapet me komentuesit.

Këtë herë këngëtarja i ka kthyer përgjigje komentit ofendues të një vajze e cila në foton e saj me Young Zerkën ku shkruan:

“Sa ma shpifni ju si çift. Ti je femër pa pikë shije dhe bukurie, zëri si burrë, veprimet që do të bëhesh dikushi po s’po mundesh.

Do të ruash identitetin si origjinale pa operacione, por askush nuk flet për ty. Askujt nuk i intereson ti. Të lutem bëhu shtëpiake ose gardiane burgu se s’je për femër, as për showbizz.

Mëso të flasësh të jesh femër. Shpresoj të vendosësh bllok nga sikleti’.

Dhe sigurisht nuk ka munguar as replika e Ronelës e cila ia kthen: “Ndërsa unë mendoj se duhet të më heqësh followi-n dhe të shkosh të vjellësh se u lodhe shumë! Shëndeti në radhë të parë!”.

Ronela dhe Young Zerka prej kohësh po përfliten për një lidhje mes tyre edhe pse ende nuk e kanë pranuar. Megjithatë, komentet e shkëmbyera së fundmi mes tyre, tregojnë se pak nga pak do ta thonë me zë të lartë se janë në një lidhje.

the authorE B