Rajon & Botë

Komisioni i Senatit: Trump nuk është përgjuar

Udhëheqësit republikanë dhe demokratë, që bëjnë pjesë në Komisionin për Zbulim të Senatit, kanë bërë të ditur se nuk kanë gjetur prova për të mbështetur pretendimet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se administrata e ish Presidentit Barack Obama, ka përgjuar telefonat e tij gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016, raporton Reuters.

“Bazuar në të dhënat që janë në dispozicion për ne, ne nuk shohim ndonjë shenjë se kulla Trump ishte objektiv i mbikëqyrjes së qeverisë amerikane, qoftë para ose pas ditës së zgjedhjeve të vitit 2016”, thuhet në njoftimin e senatorëve amerikanë, transmeton KosovaPress.