Sport

Komuna e Prishtinës ka zgjedhur sportistin e vitit

Komunën e Prishtinës përzgjodhi sot sportistet dhe sportistët më të mirë për vitin 2016. Në manifestimin e mbajtur në objektin e Komunës, kryetari Shpend Ahmeti falënderoi të gjithë ata që kontribuuan dhe po kontribuojnë në vazhdimësi për sportin në qytetin e Prishtinës.

Komisioni i përbërë kryesisht nga gazetarët e sportit, kishte bërë përzgjedhjen e sportisteve dhe sportistëve më të dalluar të këtij viti si për moshat madhore, ashtu edhe për gjeneratat e reja që janë shpresa e sportit të këtij qyteti.

Sipas një komunikate të komunës, si sportistë të rinj që premtojnë shumë në të ardhmen u përzgjodhën Dardan Cena (KXh Polici), Rinor Peci (KB Sigal Prishtina), Bleron Sekiraqa (FC Prishtina), Lirika Deva (KS Prishtina) dhe Dafina Kameri (KXh Prishtina). Çmim për vepër të veçantë në sport mori Ali Latifi, kurse çmimin e veçantë për kontributin  e dhënë në promovimin e sportit paraolimpik e mori sportistj, Medina Surdulli.

“Pedagogët sportiv për vitin 2016 u veçuan Valon Nikqi nga arsimi fillor dhe Rexhep Hani nga ai i mesëm. Si ngjarje kryesore sportive në Komunën e Prishtinës për vitin që po e lam pas u dallua gjysmëmaratona. Mirënjohje pranuan edhe Anton Cena si veteran i vitit; Besim Brahimi si punëtori më i dalluar sportiv; Latif Demolli si gjyqtari më i dalluar; Shoqata e Kulturës Fizike dhe Sportit; si dhe Shqipe Zogiani si trajnerja më e dalluar. KB Sigal Prishtina u zgjedh si klubi i vitit, bashkë me tifozët e tyre Plisat që morën çmimin si tifozët e vitit 2016”, thuhet në komunikatë./KosovaPress/