Komuna e Prishtinës pro varrezave të protestantëve

Komuna e Prishtinës është kundër vendimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të anulimit për përcaktimin e lokacionit për varrezat e komunitetit protestant.

Me 28 vota kundër dhe 4 pro Kuvendi Komunal i Prishtinës sot ka vendosur që të mos bëhet anulimi i vendimit për përcaktimin e lokacionit për varrezat e komunitetit protestant, raporton Ekonomia Online.

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës ishin kundër vendimit për refuzim nga MMPH-ja pasi ata thanë që ky vendim i ministrisë kishte ardhur me vonesë. Ata përkrahën iniciativën e kryetarit Shpend Ahmeti që ky vendim për varrezat e komunitetit protestant të qëndroj në fuqi dhe të jetë i zbatueshëm.