Aktuale

Komuna e Suharekës nuk i kompensoi dëmet nga vërshimet në bujqësi dhe biznese

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj në një interviste për lajmi.net ka folur edhe për vërshimet të cilat përfshin këtë vend gjatë viti të kaluar, nga të cilat pati dëme të mëdha, sidomos në bujqësi.

I pari i Suharekës ka thënë se humbjet ishin me miliona në shumë sektorë si amvisëri, bujqësi, biznese, infrastrukturë etj. Derisa ka shtuar se për këtë Qeveria e Kosovës kishte ndarë 1.1 milion euro të cilat, thotë se i kanë destinuar për renovimin e dëmeve në amvisëri.

Por kompensim të dëmeve nuk kishte në bujqësi dhe biznese, e për këtë Muharremaj thotë se nuk kanë pasur mundësi kompensimi.