Aktuale

Komuna do të ndërtojë Qendrat për personat me Sindromin Down dhe ata me autizëm

Komuna e Prishtinës nënshkroi sot Memorandum Mirëkuptimi me Shoqatën “Down Syndrome Kosovë” dhe Shoqatën e Autizmit.

Komuna e Prishtinës do të angazhohet për:

1.1.Caktimin e lokacionit për ndërtimin e Qendrës për trajtimin e personave me sindromën Down dhe Autizëm .

1.2.Sigurimin e një pjese të mjeteve financiare për ndërtimin e Qendrës, e cila do të caktohet në Kontratën e bashkëfinancimit.

1.3. Ndërtimi i Qendrës me parimin “çelësat në dorë” në bazë të projektit për të cilin duhet të merret edhe pëlqimi i Shoqatave.

1.4. Prezantimi i shpenzimeve të bëra gjatë ndërtimit të qendrës tek Shoqatat.

2. Shoqatat do të angazhohen që:

1.1.Mjetet financiare të grumbulluara nga Shoqatat në emër të ndihmave për ndërtimin e Qendrës, të derdhen në llogari të Komunës së Prishtinës me destinim ekskluziv për ndërtimin e Qendrës së lartëcekur.

1.2.Të gjitha marrëveshjet eventuale në mes të Shoqatave dhe Kompanive e të cilat janë në funksion të kryerjes së punëve në dobi të Qendrës do t’i prezantohen Komunës.

1.3.Shërbimet që ju kanë ofruar shoqatave për ndërtimin e qendrës do të jenë në dispozicion për ndërtimin e Qendrës, shërbime këto që do të ndikojnë në uljen e kostos së ndërtimit.