Aktuale

Komunat ende pa harta zonale

Asnjë nga komunat e vendit nuk e ka hartuar planin për hartat zonale, e cila përcakton kushtet zhvillimore dhe ato ndërtimore për secilën parcelë kadastrale.

Kjo, për arsye se Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor nuk e ka bërë hartën zonale të Kosovës.

Pavarësisht që Ligji për Planifikimin Hapësinor ka hyrë në fuqi në vitin 2013 dhe në bazë të tij komunat kanë pasur afat 15 muaj që të përpilojnë projektet për hartat zonale.

Në Komunën e Prishtinës thonë se janë bërë të gjitha përgatitjet, ata vetëm po presin Ministrinë e Mjedisit.

Në Komunën e Prizrenit, ndonëse kanë filluar me vonesë me përpilimin e këtij dokumenti, thonë se kanë pasur pengesa ligjore, kur kanë përzgjedhur operatorë ekonomikë për përpilimin e Hartës Zonale.

Mirëpo, opozita në këtë qytet akuzon pushtetin se me qëllim e ka zvarritur këtë proces.

Në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor pranojnë se një pjesë se kanë pasur vonesa në këtë drejtim.

Problem më i madh mbetet Mitrovica, e cila nuk mund të fillojë të bëjë hartimin e Planit Zhvillimor Komunal, për shkak të mosdefinimit të kufijve administrativë mes dy komunave, asaj jugore dhe veriore