Aktuale

Komunitetet RAE organizojnë fushatën “Ta mbrojmë ambientin tani”

Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptas së bashku me Këshillin Danez për Refugjatë, këtë të hënë kanë organizuar ditën e dytë të fushatës “Ta mbrojmë ambientin tani”.

Ata janë mbledhur në “Mahallën e romëve” në Mitrovicë për të shënuar “Ditën ndërkombëtare të Tokës”.

Po ashtu ata kanë ndërmarrë një aksion për pastrimin e zonës ku jetojnë.Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka ka thënë se qëllimi i tyre është integrimi i këtyre komuniteteve në shoqëri.