Arsim & Kulturë

Koncerti i Shkëlzen Dolit/ Kush e mori zarfin në TVSH?

Edhe pas mbarimit të koncertit të Asamblit filarmonik të Vienës nuk kanë pushuar hijet e dyshimit lidhur me mënyrën si u përdorën fondet për të.

Përtej violinës së Shkëlzen Dolit, rakisë dhe qelesheve për muzikantët vienezë, ka shumë gjasa të jetë luajtur një poker milionësh. Këtë herë dyshimet janë për televizionin publik shqiptatr që e kishte shpallur këtë ngjarje të madhe kulturore si një ekskluzivitet të vetin. Po të shohësh videon poshtë, të nxjerrë nga lajmet e TVSh, duket qartë se kronika e gazetares Sonila Agostini, pretendon një shfaqe ekskluzive të televizionit që paguhet nga taksat e shqiptarëve.

Kjo gjë dukej edhe më e pranueshme sepse një koncert i sponsorizuar nga qeveria me 150 mijë euro nuk mund ti jepej si një dhuratë gjigande një televizioni privat.

Por, në fakt nuk rrezultoi kështu. Në të njëjtën orë programi ekskluziv i TVSh-së u transmetua direkt edhe nga TV Klan?

Pra mëkati i parë është se televizioni publik gënjeu publikisht shikuesit e tij që janë edhe taksapaguesit e tij sepse koncertin nuk e trasmetoi vetëm vetë.

Mëkati i dytë është se paratë e qeverisë (shuma e akorduar nga Ministria e Kulturës) shkoi për të rritur audiencën e një medije private që është një marëdhënie totalisht e dyshimtë./lapsi.al/