ShowBiz

Konfirmohet koncerti i Rita Orës në Tiranë, Erion Veliaj jep detaje

Është konfirmuar koncerti i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora që do të mbahet në Tiranë.

Këngëtarja do të mbajë koncert në sheshin “Skënderbej”, kurse për organizimin është kujdesur Bashkia e Tiranës.

Madje, ishte vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i cili përmes rrjeteve sociale konfirmoi se koncerti i Ritës do të mbahet më 3 qershor.

 
“A jeni gati?
Jam shumë i lumtur që do të mirëpresim @RitaOra në 3 Qershor në Tiranë, për një super koncert në sheshin “Skënderbej”.
Kjo verë nuk do të harrohet kollaj!”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë që Rita Ora ka qenë e ftuar speciale në koncertin qendror me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, e cila performoi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

the authorE B