Sport

Konfirmohet: Kosova do të luajë me këtë kombëtare të madhe në janar

Përfaqësuesja e Kosovës në mars i zhvillon ndeshjet e Ligës së Kombeve të cilat do ta determinojnë se a do të marrë pjesë në Euro 2020 apo jo.

Së pari i shkon Maqedonisë së Veriut në Shkup më 26 mars e si mysafir luan edhe ndaj fituesit të ndeshjes Bjellorusi-Gjeorgji, gjithmonë nëse ia del në Shkup.

Por, para kësaj Kosova do të luajë një ndeshje miqësore. Kosova do të luajë një ndeshje miqësore ndaj Suedisë, e cila e ka siguruar kualifikimin në EURO 2020.

Këtë e ka konfirmuar për FaktePlus sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

“Po, Kosova do të luajë ndaj Suedisë, në Katar. Së shpejti do të dalim edhe me një komunikatë për media”, tha Salihu për FaktePlus.

Kujtojmë që FFK-ja nesër do të mbajë edhe një konferencë për media, me fillim nga ora 11:00./FaktePlus