Tech

Konfirmohet, Samsung Galaxy S11 do të lansohet me bateri masive

Thashethemet na kanë dhënë disa informacione rreth specifikave në serinë e ardhshme Samsung Galaxy S11.

Kemi parë paraqitje të koncepteve të çdo varianti në serinë S11, dhe disa foto nga jeta reale pothuajse na kanë dhënë konfirmim.

Vetëm javën e kaluar, zbuluam se bateria në S11 + do të ishte gjigande, me 5.000mAh, por tani kemi konfirmim e plotë për madhësinë e saktë të baterisë brenda versionit të rregullt të Galaxy S11.

Samsung Galaxy S11 i ardhshëm do të vijë me një bateri 4.500mAh.

Ky informacion konfirmohet nga një certifikim i gjetur në bazën e të dhënave SafetyKorea.

Imazhi i gjetur është pak i paqartë, por është e mundur të përcaktohet kapaciteti tipik prej 17,37Wh, dhe me 3.86V aktual të Samsung, na jep saktësisht 4500 mAh.

Në fund, zbulohet se kjo bateri prodhohet nga ITM Semiconductor në Vietnam.

the authorGazetaKNN