Aktuale

Konfiskohen 37 kg Cannabis Sativa në Vlorë

Policia në Vlorë ka sekuestruar 37 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, ka arrestuar në flagrancë pronari i një shtëpie me inicialet B. G., 20 vjeç, kurse, bashkëpuntori i tij është shpallur në kërkim.

Sipas Policisë, si rezultat i një pune hetimore disa ditore, kanë bërë të mundur zhvillimin këtij operacioni mbi bazën e të cilit është bërë gjetja dhe sekuestrimi i një sasie me lëndë narktotike.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bledar Grabovaj, në lagjen “1 Maji”, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 37 kg e dyshuar si Cannabis Sativa. Lënda narkotike u gjet e fshehur në dhomën e fjetjes së banesës në fjalë, e ndarë nëpër thasë sintetikë dhe të mbështjella me qese plastike, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet e kryera, Policia ka konstatuar se në këtë ngjarje dyshohet se është i përfshirë edhe shtetasi: N.G., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë./KosovaPress/