Aktuale

Konfiskohen aparate për lojëra fati në vlerë 6 mijë euro

Oficerët doganorë kanë bastisur një lokal në regjionin e Prizrenit që operonte me lojëra fati në mënyrë ilegale, me ç’rast kanë konfiskuar pajisje në vlerë rreth 6 mijë euro.

Me këtë rast janë konfiskuar tri aparate për lojëra fati të llojit Kajot 3, tre televizorë, një Lucky SIX-ELBET, lojë fati, një DVR, dy monitorë dhe një printer.

Dogana e Kosovës fton qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim.

the authorE B