Aktuale

Konfiskohen armë në Mitrovicë, kishte armë në formë stilolapsi

Një shqiptar me shtetësi finlandeze është arrestuar në rrugën “Evlea Qelebia”, në Mitrovicë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe konfiskuar tri granata dore, një sasi e fishekëve, një armë e shkurt në formë stilolapsi, dy pushkë, një uniformë ushtarake, si dhe disa pajisje të tjera ushtarake.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /KosovaPress/