Aktuale

Konfiskohet një armë në Vushtrri

Policia në Vushtrri i është përgjigjur një informacioni të dhënë nga qytetarët për të shtëna me armë në orët e mesditës të datës 5 mars 2017.

Sipas informacionit të dhënë thuhej se në njërin nga fshatrat e zonën së Stacionit Policor në Vushtrri dëgjoheshin të shtëna. Njësitë sektoriale dhe reaguese fillimisht kanë bërë lokalizimin dhe identifikimin e vendit, përkatësisht zonës nga ku ishin dëgjuar të shtënat.

Policia ka identifikuar shtëpinë nga ku dyshohej se ishte shtënë me armë, ku njëkohësisht ishte identifikuar se kishte aheng familjar.

Në këtë lokacion është konfiskuar një armë pushkë automatike si dhe në cilësi të provave materiale janë marrë gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur në atë lokacion.

Është intervistuar i dyshuari I. A. 62 vjeçar, i cili dyshohet se ka përdorur armën, ku pas procedurave intervistuese i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

Bëhet e ditur se rasti po hetohet për vepër penale ‘përdorim i armës’, ‘mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës’./KosovaPress/