Aktuale

Konjufca: Kjo Qeveri do t’a rrëzojë vetën

Shefi i GP të Vetëvendosjes, Galuk Konjufca, ka thënë se deputetët e kësaj partie do të votojnë pro mocionit të mosbesimit të Qeverisë së Kosovës.

Konjufca thotë se ka mjaft arsye për të rrëzuar këtë Qeveri, te cilën e ka quajtur Qeveri të migracionit.

“Kjo Qeveri kishte ministra që fyen nënat gjakovare, ishte qeveri e rrënimit, pushtet që qeveritarët i bënë profesora, qeveri e klanit “Pronto”, qeveri e dhënies së territorit, qeveri e bizneseve të pushtetarëve, qeveri që edhe krundet ti shet për miell, pushtet që të eliminon duke të quajtur terrorist, qeveri e imigracionit, qeveri e mjerimit”, tha ndër të tjerash Konjufca./KosovaPress/

the authorE B