Aktuale

Konjufca: Të ndërpritet dialogu me Serbinë deri në lirimin e Haradinajt

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosje Glauk Konjufca ka thënë se Qeveria duhet ta pezullojë dialogun me Serbinë deri në lirimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

“Qeveria jonë është e nënshtruar dhe vazhdon dialogun me Serbinë pa kurrfarë kushti. Kemi pas politikë të qyqarllëkut dhe nënshtrimit të kësaj Qeverie ndaj Serbisë. Nëse don me tregu që ka Qeveri ky vend dhe zotshpillak më e pakta do të ishte që të kushtëzohet dialogu dhe të pezullohet deri në lirimin e e Haradinajt. Ne e mbështesim rezolutën e AAK-së dhe qeveria si masë e presionit të kushtëzojë dialogun deri në lirimin e Haradinajt”, tha Konjufca. /KosovaPress/