Aktuale

Kontrabandë me kafshë në Viti, dy të arrestuar

Një rast i kontrabandimit me kafshë është hasur nga policia në komunën e Vitisë.

“Njësiti patrullues në bazë të urdhëresës ka kontrolluar dy kamionë të cilët i drejtonin dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar të cilët kishin të ngarkuar 15 kafshë pa dokumente përcjellëse”, njofton raporti policor.

Me aktvendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/