Aktuale

Kontrolle të rrepta ndaj deputetëve të Vetëvendosjes

Pak para rinisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për votimin e demarkacionit me Malin e Zi, kanë nisur kontrolle të rrepta për deputetët e Vetëvendosjes.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca është duke u kontrolluar nga sigurimi në holl të Parlamentit.

Duhet shtuar se deputetët e Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës për tri herë radhazi sot në seancë teksa disa prej tyre edhe janë arrestuar nga Policia e Kosovës me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, shkruan Indeksonline.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet që në zhvillimin e seancës tani e tutje të votohet demarkacioni me Malin e Zi./Indeksonline/