Rajon & Botë

Konvertohet në mysliman për tu martuar me princeshën e Malejzisë

Dennis Muhammad Abdullah është martuar me Princeshën Tunku Tun Aminah Sultan Ibrahim në Jonor të Malejzisë.
Ajo është bija e vetme e Sultan Ibrahim Ibni Almarhum Sultan Iskandar.

Martesa e tyre u bë në mënyrë tradicionale në vendlindjen e princeshës.

Që të dy ishin takuar në një kafene, kur ai punonte si punëtor marketingu për një klub futbolli të Singapurit.

Tre vjet më vonë, pasi që ishte konvertuar në mysliman dhe e kishte braktisur emrin e tij të krishterë, Dennis Verbaas, holandezi u martua me princeshën në një ceremoni tradicionale tejet luksoze.

the authorE B