Aktuale

Kosova dhe Shqipëria me mot të paqëndrueshëm

Gjate ditës së sotme, moti mbi vendin tonë nuk do të jetë i qëndrueshëm.

Pjesa e parë e ditës do të ketë diell dhe re, ndërkohë që për sot nuk pritet që të ketë shi në kryeqytet, përveç në zonat malore.

Mot të tillë do të kemi edhe dy ditët e ardhshme, ndërkohë që e diela dhe ditët e para të javës pritet të na sjellin më shumë diell, edhe pse temperaturat do të jenë të njëjta. Maksimalja e ditës për sot do të jetë 24 gradë Celsius.

Edhe në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht një ditë me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme.

Temperaturat parashikohen të arrijuni deri në 31 gradë Celsius. /KP