Aktuale

Kosova edhe zyrtarisht nis betejën për anëtarësimin në INTERPOL

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka miratuar nismën për aderimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare të policisë kriminale INTERPOL.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se kanë ndërmarrë të gjitha masat që të sigurojnë mbështetje nga shtetet anëtarE të INTERPOL-it.

“Aplikimi është bërë në vitin 2015. Gjëja më e rëndësishme do të ishte qasja e Policisë së Kosovës në informatat e INTERPOL-it dhe në të ardhmen të mos keqpërdoret Interpoli nga ana e Serbisë siç ka ndodhur deri tani”, tha ai.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa tha se është një nismë tepër e rëndësishme për Kosovën dhe se sivjet janë shanset e mira për anëtarësimin e vendit tonë në INTERPOL.

“Punët janë bërë, përkrahja ekziston, në mënyrë që në shtator të përfundohet me rezultat pozitiv ky anëtarësim”, tha Mustafa.