Aktuale

Kosova firmos marrëveshje për sigurime sociale me Belgjikën

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica sot në Bruksel do të nënshkruajë marrëveshje për Sigurime Sociale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Ai do të firmosë marrëveshjen me Maggie De Block, ministre e Punëve Sociale dhe Shëndetit Publik.

Bëhet e ditur se qëllimi i marrëveshjes është interesi reciprok i qytetarëve të të dyja shteteve që të mund të realizojnë të drejtat nga fusha e sigurimeve sociale, si e drejta në pension kontributpagues, familjar dhe në pension invalidor të punës, transmeton Klan Kosova.