Sport

Kosova – Mali i Zi, kjo është forma e dy skuadrave nga 5 takimet e fundit

Kosova do ta zhvillojë sonte një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa fillon prej orës 20:45.

Në pesë ndeshjet Kosova ka arritur 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Këtë barazim Kosova e kishte arritur pikërisht ndaj Mali të Zi në Podgoricë gjatë muajit qershor.

Ndërkohë, Mali i Zi numëron vetëm 1 fitore nga pesë ndeshjet e fundit, 2 barazime dhe 2 humbje.