Sport

Kosova mund ta luajë edhe një ndeshje miqësore pas Suedisë

Kosova më 12 janar do ta zhvillojë një ndeshje miqësore me Suedinë, para sfidës ndaj Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ligës së Kombeve që luhet në mars.

Ndeshja ndaj Suedisë do të luhet në Katar.

Megjithatë, menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala ka thënë se ka kontakte që të zhvillohet një miqësore tjetër, më datën 16 të muajit të parë të vitit të ri. Megjithatë ai nuk ka përmendur kundërshtar.

“Ka kontakte për të zhvilluar edhe një ndeshje miqësore , po nëse zhvillohet ndeshja tjetër do të jetë me 16 janar po njëherë e konfirmuar është vetëm ndeshja me Suedinë”, tha Shala.