Aktuale

Kosova ndan 20 mijë euro për katedralen Notre Dame

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndajë 20 mijë euro për rindërtimin e katedrales Notre Dame e cila u dogj të hënën në Paris.

Ky vendim erdhi si pikë e menjëhershme në mbledhjen e Qeverisë të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Lajmi për ndarjen e parave dje hasi në kritika të ashpra dhe u kundërshtua nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nga një numër i deputetëve opozitarë.

Ahmeti deklaroi dje përmes një postimi në rrjetin social “Facebook se fondet që i ka ndarë Qeveria do të ishte më mirë të destinohen për rastet në nevojë në Kosovë.

Vetëm për tre ditë për rindërtimin e katedrales Notre Dame në Paris janë mbledhur mbi 800 milionë euro – shumicën e fondeve e kanë dhuruar familjet më të pasura të Francës.