Kosova pa aktivitete në Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë

20 marsi, është Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë e cila shënohet nëpër shumë vende të botës.
Ndonëse u bë anëtare anëtare vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, Kosova as sivjet nuk ka organizuar ndonjë aktivitet lidhur me këtë ditë. Të paktën ende nuk është paralajmëruar ndonjë organizim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.Pos Kosovës në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë në të njëjtën kohë janë anëtarësuar edhe Kosta Rika dhe Meksika.
Kështu Kosova është bërë vëzhguesja e 20 e radhës. Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë (OIF) ka gjithsej 57 vende anëtare të rregullta, në mesin e tyre edhe Shqipëria. Duke mbledhur 57 anëtaret me të drejta të plota, tri të fundit dhe 20 vëzhguese, kjo Organizatë tashmë ka 80 shtete anëtare.
Në nëntor, mbi situatën e grave dhe te rinjve frëngjisht-folësnë postin e sekretarit të përgjithshëm është përzgjedhur kanadezja Michaelle Jean. Mbledhë rreth vetes një të tretën e shteteve anëtare të OKB-së që kanë të përbashkët gjuhën dhe kulturën frënge, dhe 21 shtete anëtare që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Organizata e tanishme Ndërkombëtare e Frankofonisë është formuar në vitin 2005, frut i Agjensisë për Bashkëpunim Kulturor dhe Teknik (ACCT) në vitin 1970, e më vonë i Agjensisë Ndërkombëtare të Frankofonisë në vitin 1998. Vetë termi “Frankofoni” lind ka fundi i shekullit XIX për të emëruar të gjithë njerëzit dhe vendet që e përdorin gjuhën frënge.