Sport

Kosova me probleme infrastrukturore, Mitrovica nuk preferohet nga UEFA

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, në Kuvendin e Kosovës, ka paraqitur disa vërejtje tek ministri Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, rreth gjendjes në stadiumet dhe palestrat tjera sportive në Kosovë. Sipas Komisionit, gjendja e këtyre terreneve është tregues jo i mirë për vendin i cili nuk ofron kushtet e duhura për të bërë së paku ndeshjen e parë kualifikuese për botëror 2018 në Kosovë.

Anëtari i këtij Komisioni, Bekim Haxhiu, tha se edhe pas anëtarësimit të Kosovës në federata ndërkombëtare, sportistët tanë ballafaqohen me mungesë të shumë kushte të pafavorshme në terrenet sportive.

 

“Pas kurorëzimit të anëtarësimit të sporteve tjera me anëtarësimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në mekanizmat më të lartë në UEFA dhe FIFA, atëherë u panë këto ngecje të cilat kanë qenë në infrastrukturën sportive por edhe në infrastrukturën ligjore, për arsye se klubet e Kosovës nuk arritën ta shijojnë këtë kompeticion në Ligën e Evropës për shkak të mosplotësimit të kritereve financiare, që është një kriter ligjor, dhe tjetra është mungesa e infrastrukturës sportive. Intenca e këtij takimi ka qenë për të parë mundësi pà «r arsye se javën e kaluar Kosovës i është caktuar grupi për kualifikime botërore dhe sigurisht që të gjithë sportdashësit, dhe gjithë qytetarët, dëshirojnë që ndeshjen e parë Kosova për kualifikime ta luaj në Kosovë dhe jo jashtë saj”, tha Haxhiu.

Edhe anëtari tjetër i Komisionit, Shpëtim Bulliqi, tha se problemet më të mëdha në sport qëndrojnë në fushën e futbollit, ku ka mungesë të stadiumeve që i plotësojnë kriteret ndërkombëtare për futboll.

 

“Problemit tjetër është çështja e palestrave sportive, sigurisht që kjo gjendje me siguri nuk është e mirë. Unë e di shumë mirë që një pjesë relativisht e madhe e këtyre palestrave sportive janë në nivelet e menaxhimit komunal, përjashtimisht ndoshta kjo e Pallatit të Rinisë, nuk e di cili është statusi i kësaj palestre, por megjithatë është mirë qà « Ministria e Sportit me kërkuar ndoshta njëfarë forme një bashkëpunim më të thellë me nivelet komunale në mënyre që të përmirësohet infrastruktura e këtyre palestrave sportive”, deklaroi ai.

Në mbledhjen e sotme, me ftesë të Komisionit, morri pjesë edhe ministri i Kulturës Kujtim Shala, i cili ishte i thirrur për të raportuar për gjenden në këtë sektor. Ministri Shala tha se pas anëtarësimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA Kosova nuk ka pas asnjë mundësi t’i plotësoj kushtet që janë kërkuar për t’i zhvilluar ndeshjet e futbollit.

 

“Sa i takon futbollit asnjë stadium i futbollit nuk i plotëson kushtet ose kriteret që i kërkon UEFA dhe FIFA, dy ditë pas anëtarësimit në UEFA ne e kemi pasur një komision i cili e ka verifikuar gjendjen e dy stadiumeve kryesore të cilat janë më afër, do të thotë sta diumit të Prishtinës dhe stadiumit olimpik dhe janë dhënë edhe 39 kërkesa të reja shtesë për të cilat ne e kemi pas për ngut që ti plotësojmë për dy javë gjë që ka qenë e pamundur edhe fizikisht edhe financiarisht. Ne e kemi krijuar një grup punues në të cilin kemi përfshirë përpos përfaqësuesve të ministrisë dhe përfaqësuesve të federatës edhe Komunën e Mitrovicës. Tani çfarë duhet të kemi, nevojiten edhe 2 muaj, ose dy muaj e gjysmë punë dhe një investim rreth 1 milion e gjysmë euro”, tha Shala.

Ministri tha se i vetmi stadium që në Kosovë për momentin i plotëson kushtet e kërkuara është ai i Mitrovicës, “Adem Jashari”. Mirëpo në këtë stadium ndeshjet nuk mund të zhvillohen për shkak të gjendjes së sigurisë politike.

 

“Çështja me kombëtaren nuk ka pro bleme me financimin, ka probleme të infrastrukturës. Ne llogarisim që me këtë investim ne mund të plotësojmë 39 kushtet dhe t’i plotësojmë me kohë. Por megjithatë, kombëtarja e Kosovës nuk do të luaj në Kosovë ndeshjen e parë sepse më 11 qershor Federata e Futbollit e ka marrë një shkrese nga UEFA në të cilin i është dhënë konfirmimi për caktimin e grupit, për orarin e ndeshjeve dhe me një shënim që ndeshjet nuk mund të luhen në Mitrovicë deri në një njoftim të ardhshëm dhe me sa kam kuptuar unë nga Federata kjo bëhet për shkak se ka një raport të KFOR-it i cili lidhet me sigurinë, kryesisht me sigurinë politike, dhe për shkak të afërsisë së stadiumit me zonën veriore ndodh që mund të paraqes probleme. Kështu që UEFA ka vendos që nuk mund të luhet ndeshja aty, pavarësisht a i plotëson kushtet apo jo, ne do të mundohemi ti plotësojmë kushtet dhe deri në shtator do të jetë gati”, deklaroi ministri Shala.

Komisioni kishe paraparë të diskutoj edhe për shqyrtimin e raportit me rekomandime për projektligjin për kinematografinë por u shty për javën tjetër ose një takim të ardhshëm për shkak të mungesës së kryetarit të komisionit dhe seancës së Kuvendit. /KP/