Sport

Kosova sonte luan ndeshjen kundër Polonisë, synohet triumfi

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, në grupmoshën U-16, sonte luan përballjen ndaj Polonisë.

Basketbollistët e Kosovës U16 sot do të kenë ndeshjen e dytë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Podgoricë.

Dardanët e rinj do të ndeshen me Poloninë nga ora 18:15.

Ky është takimi i dytë për Kosovën, pas humbjes nga Hungaria.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Suedia, Norvegjia dhe Bullgaria.

Synimet e Kosovës janë të fitojnë përvojë dhe të bëjnë paraqitje sa më të mira. /Lajmi.net/