Aktuale

Kosova synon marrëveshje për siguri sociale me Austrinë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti ambasadorin e Austrisë në Kosovë, ku u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka pasur MPMS me Ambasadën e Austrisë në Prishtinë dhe Agjencinë për Zhvillim të Austrisë.

Ministri Abrashi njoftoi ambasadorin për përkushtimin e MPMS-së në adresimin e çështjeve që lidhen me mirëqenien e qytetarëve dhe kërkoi mbështetjen e qeverisë austriake në këtë rrugëtim.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe mbështetja për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe inicimi i negociatave ndërshtetërore për arritjen e një marrëveshje për sigurime sociale.​