Kosova i thotë jo tregut të përbashkët ballkanas që e përkrah Rama

Ideja që të ketë një treg të përbashkët në rajonin e Ballkanit është kundërshtuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.Sipas tij, ky treg nuk është i favorshëm për Kosovën, që gjendet e izoluar në mes të këtij rajoni. Po kaq të papërshtatshëm e ka cilësuar këtë treg edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mendim tjetër dhe beson në një treg të tillë, sikurse besojnë edhe dy ministre të tij. E me pak shpresë në realizim të këtij projekti janë bizneset e Shqipërisë.
Tregu i përbashkët rajonal në Ballkan u lakua si ide për herë të parë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, në tetorin e vitit 2016, kur në Nish po fliste në forumin e organizuar për takim të bizneseve.
Pesë muaj më vonë, Rama përkrahu këtë treg të përbashkët në takimin e Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt gjatë javës në Sarajevë.Kryeministri i Shqipërisë në kryeqytetin e Bosnjë dhe Hercegovinës ishte bosht përkrahës që të krijohet një treg i përbashkët për vendet e Ballkanit Perëndimor, me anë të cilit do të mundësohej qarkullimi i mallrave, shërbimeve, kapitalit, burimeve njerëzore dhe një hapësirë dinamike e investimeve. Njëjtë sikur Rama, në samit ishte shprehur edhe Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn. (Koha Ditore