Arsim & Kulturë

Kosova, UNESCO dhe trashëgimia kulturore serbe

Qendra Multimedia organizon diskutim, ku në fokus do të jetë Kosova, UNESCO dhe trashëgimia kulturore serbe.

Në këtë diskutim do të marrin pjesë Sonja Biserko, Dimitris Moschopoulos, Shkelzen Maliqi dhe Aleksandar Pavloviq. Diskutimi do të moderohet nga Agron Bajrami.

Pas ofertës së pasuksseshme për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, në fund të vitit 2015, Kosova dhe Serbia janë duke u pëprjekur për votimin e radhës për këtë çështje, sërish sivjet.

“Qëllimi i këtij diskutimi që do të mbahet në Qendrën Multimedia është të ekzaminohet kjo çështje, ashtu siç prezentohet nga mediat dhe nga politikanët si dhe të shihet kuptimësia më e gjerë për Kosovën, Serbinë dhe trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë. Panelistët do të diskutojnë disa çështje thelebësore dhe kornizën ligjore rreth trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë, duke përfshi edhe planin e Marti Ahtisaari, Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura, Prizren dhe Hoçë e Madhe”, thuhet nw njoftimin e kwsaj qendre.

Ky panel organizohet nga Qendra Multimedia, në bashkëunim me Institutin për Filozofi dhe Teori Sociale të Universitetit të Beogradit, kurse mbështetet nga PERFORM, që është një project i Axhencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), implementuar nga HELVETAS Swiss Intercooperation dheUniverziteti i Friburgut. /KosovaPress/