Sport

Kosovë – Ukrainë, ndeshjet luhen në terren neutral

Kosova dhe Ukraina, takimet për eliminatoret e Eurobasketit 2017, do t’i luajnë në terren neutral Kjo për shkak se Ukraina ende nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur.

Federata e Basketbollit e Ukrahinës ka njoftuar se ndeshjet ndaj Kosovës, në kuadër të eliminatoreve për Eurobasketit 2017, do të luhen në terren neutral.

“Për shkak të mungesës së marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës, ekipi ynë do të ketë një ndeshje më pak si ekip vendas gjatë kualifikimeve të Eurobasketit 2017. Të dyja ndeshjet kundër Kosovës do të zhvillohen në teren neutral”, ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Ukrainës.

Lituania, Letonia, Turqia apo Polonia janë opsione për zhvillimin e dy ndeshjeve mes Kosovës dhe Ukrainës, përcjell Express.

Ndeshjet eliminatore për “Eurobasket 2017” nisin më 31 gusht dhe përfundojnë më 17 shtator. Kosova bën pjesë në Grupin E, së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë.