Sport

Kovac pyetet për Dortmund – Ky është reagimi i tij

Bayern Munich ka barazuar pikët me liderët e Borussia Dortmund, në xhiron e 24-të në Bundesliga.
Lojtarët e Niko Kovac shkatërruan Borussia Monchengladbach duke e mposhtur me rezultatin 1:5, kurse Dortmund gaboi me Augsburg, ku u mposht 2:1.

Pas ndeshjes së Bayern, trajneri i kampionëve në fuqi është pyetur për Borussia Dortmund, dhe përgjigja e tij ishte shumë e thjeshtë.

“Nuk dua të flas për Dortmundin” ka thënë Kovac, transmeton lajmi.net.

“Ne flasim për vetën tonë dhe mendoj se skuadra po bën shumë mirë tani. Ne kemi fituar 11 herë në 12 ndeshjet e fundit dhe kjo është ajo që pres” ka thënë ndër të tjerash kroati.

Testi i vërtetë për Niko Kovac mbetet ai me Liverpool, në ‘Allianz Arena’, në ndeshjen kthyese të fazës së 1/16-ës së finales, në Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/